Katër ushtarë kamerunas janë dënuar me 10 vite burg për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve në vitin 2015.

Vrasjet janë xhiruar dhe videoja e ekzekutimit që tregonte viktimat me kapuç në kokë nisi të qarkullonte në vitin 2018.

Qeveria e Kamerunit fillimisht tha se bëhej fjalë për “fake neës”, por më vonë arrestoi 7 ushtarë. Një hetim i BBC Africa Eye tregoi se ekzekutimet ishin bërë në një fshat shumë në veri të shtetit afrikan.

Në klip, ushtarët akuzojnë gratë për përfshirje me Boko Haramin, grupin militant islamik. Mes viktimave ishte edhe një bebe të cilin nëna e mbante të lidhur në kurriz.

Vetëm dy prej ushtarëve që dolën para gjyqit u liruan nga akuzat, ndërsa një tjetër u dënua me dy vite burg sepse xhiroi dhe shpërndau videon e ekzekutimit.



Linku origjinal