Në kirurgjinë e përgjithme në QSUT kryhen 50% më pak operacione krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shefi i shërbimit të kirurgjisë Arben Gjata e lidh rënien e ndërhyrjeve me masat e marra për koronavirusin.

ARBEN GJATA

SHEF I SHERBIMIT NE KIRURGJINE E PERGJITHSHME, QSUT

Duke zbatuar rregullat anti-Covid ne kryejmë 6-7 operacione në ditë, pra një numër i ulët, por i jemi përgjigjur nevojave të pacientëve për këto ndërhyrje. Krahasuar me një vit më parë sigurisht që janë më shumë, afër 13 në ditë kryheshin.

 

Ndër të tjera, edhe strukturat spitalore i janë përshtatur protokolleve shëndetësore, ku në një dhomë të vetme duhet të mbahet vetëm një pacient.

Ne jemi transferuar në mjedis të ri spitalor, ku numri i shtretërve është më i ulët dhe situata e COVID nuk lejon më shumë se dy shtretër në dhomë, dhe nëse janë 2 pacientë duhet me patjetër distancimi.

Mjekët e familjes në qëndrat shëndetësore shprehen se frika nga covid 19 ka detyruar që shumë pacientë të shmangin konsultat e vazhdueshme.

ANJEZA FRAKULLA

MJEKE FAMILJE, QENDRA SHENDETESORE NR.3

 

Një pjesë e pacientëve për shkak të COVID janë frikësuar dhe kanë lënë pas dore edhe një sërë analizash të tjera, kam raste të pacientëve të mi që i kanë shtyrë këto ekzaminime për një moment të dytë.

Virusi Sars Covid 2 ka lidhur një hallkë tjetër të raportit mjek-pacient  që është komunikimi online, për të shmangur kontaktin mes tyre.

The post Frika nga Covid/ Përgjysmohet numri i operacioneve, pacientët nuk shkojnë në konsulta appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal