Fidel Ylli deklaroi pas takimit me Ligën Profesioniste se qeveria ka vullnet të plotësoje kërkesat e aktoreve të futbollit. Mirëpo sipas, të deleguarit te Ramës për të negociuar me Ligën, bojkoti i kampionatit do ta bëjë të pamundur një takim me kreun e qeverisë.

“Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Liga Profesioniste do te vazhdojë bojkotin. Unë thash se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti. Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrat e kryeministrit.

Fidel Ylli e konsideroi takimin me Ligën Profesioniste të frytshëm.

Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare.Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia.Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, të cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”, u shpreh Ylli.

The post Fidel Ylli: Të fillojë kampionati, qeveria ka vullnet për ti dhënë zgjidhje kërkesave appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal