Dy të moshuar vdiqën për shkak të koronavirusit në orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë humbur jetën një 75-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar nga Shkodra, duke e çuar kështu totalin e të vdekurve në 364.

Mes 809 testimeve të kryera, 150 qytetarë u konfirmuan pozitivë me COVID-19. Gjithsej, numri i të sëmurëve në vendin tonë është 12.535.

Nga ana tjetër, janë shëruar 55 persona të tjerë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.995. Në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtim 189 pacientë, 16 prej tyre në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

The post Dy të moshuar humbin jetën nga koronavirusi/ Infektohen 150 persona të tjerë appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal