Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, ka thënë se aksioni i fundjavës i kryer në Karaçevë të Kamenicës është dashur të ndërmerrej edhe më parë.

“Por më mirë vonë se hiç”, ka vazhduar ai, njofton Klan Kosova.

“Aksioni i Karaçevës është mesazh për bandat që e kanë torturuar Kosovën – po iu vjen fundi. Shteti funksionon dhe është mbi të gjithë. Aksioni i Karaçevës është fillimi i luftës në mënyrë permanente kundër krimit të organizuar”.

Ai ka thënë se sikur në Karaçevë do të veprohet anëmbanë vendit.

“Shpresoj që me angazhimin serioz jo vetëm Karaçeva por edhe pikat eventuale të zeza nëpër Kosovë do të trajtohen sipas ligjit. Kjo është në mënyrë permanente. Për fatin e keq fusha e sigurisë nuk është për reklamë e vota, por për të bërë punë. Mos të mendoj dikush se është i paarritshëm. Nëse shteti vepron ngadalë, nuk nënkupton se shteti nuk është në dijeni”, ka thënë Berisha në Edicionin Special.

Për të organet e sigurisë së Kosovës janë shembull për ato të rajonit, ndonëse e quan shqetësuese numrin e policëve të arrestuar gjatë aksionit në Karaçevë.



Source link