Mjekja nga Shqipëria, pas kthimit nga vendlindja, fillimisht kishte rezultuar negative. Kështu, ajo ka rifilluar punën, duke pasur kontakte me kolegë dhe pacientë…

E Shtunë, 19 Shtator 2020 – 14:15
albinfo.ch

(KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)

Një mjeke shqiptare në sektorin e psikiatrisë të Klinikës Harz në Blankenburg ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus. Për pasojë, 27 punonjës dhe katër pacientë janë në karantinë.

Në klinikën psikiatrike në Blankenburg gjendja e jashtëzakonshme mbretëron që nga e enjtja (17 shtator). Që nga ajo ditë është mësuar përfundimisht se një mjeke është e infektuar me koronavirus, shkruan volkstimme.de.

Problemi: Mjekja shqiptare, pas kthimit nga vendlindja  ku ishte me pushime, fillimisht kishte rezultuar negative në qendrën e matjes së temperaturës, transmeton albinfo.ch. Kështu, ajo ka rifilluar punën të hënën e kësaj jave duke pasur kontakte me kolegët dhe pacientët.

Tani, sipas Manuel Slawig nga administrata e rrethit Harz, 27 punonjës të klinikës dhe katër pacientë duhet të shkojnë në karantinë. Sipas zëdhënësit të spitalit Tom Koch, operacionet e klinikës janë të kufizuara për shkak të numrit të lartë të punonjësve të prekur.

Pacientët që po trajtohen aktualisht do të vazhdojnë të përkujdesen – por çdo pranim i ri i planifikuar do të shtyhet, përcjell albinfo.ch. “Natyrisht, rastet akute trajtohen edhe më tutje” ka bërë të qartë ai.

Sipas administratës së rrethit Harz, mjekja në fjalë është kthyer nga pushimet më 9 shtator dhe është testuar në qendrën përkatëse në Wernigerode. Duke pasur rezultat negativ, ajo u raportua në departamentin e shëndetësisë më 13 shtator dhe, me miratimin e këtij autoriteti, filloi punën të hënën, më 14 shtator.

Të nesërmen, ajo u testua sërish për virusin corona për shkak të rregulloreve të brendshme të Klinikës Harz. “Rezultati i testit ishte pozitiv 2i dobët”, përcjell albinfo.ch. Si rezultat, departamenti i shëndetësisë urdhëroi një kontroll më 17 shtator – me ç`rast rezultati doli pozitiv ” shprehet Slawig.

Prandaj mund të supozohet se gruaja ishte infektuar pak para se të kthehej në Gjermani dhe se testi i parë nuk ka funksionuar ende për shkak të kohës së shkurtë të kaluar nga infektimi.





Source link