Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë, në të cilin u godit rrjeti ilegal i kazinove.

Haradinaj ka shkruar se është krenar me Policinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken. Krenar me policinë tonë”.

Deputetët në interpelancën e djeshme kanë kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që Policia e Kosovës të jetë më prezente në Karaçevë, zonën kufitare me Serbinë, pas incidentit me ushtarët serbë që e futen poshtë vijës kufitare.

 



Source link