Familja e 21 vjeçarit, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër

E Shtunë, 19 Shtator 2020 – 12:52
albinfo.ch

Dy vjet më parë, më 16 tetor 2018, një i ri, atëbotë 19 vjeçar pati vrarë gjyshen e tij 74 vjeçe në Frauenfeld, Thurgau.

Ky akt kriminel kishte tronditur Zvicrën sidomos për faktin se ai, pas vrasjes, i kishte prerë kokën dhe ishte larguar nga vendi i krimit, duke bartur me vete, në një çantë shpine,  kokën e prerë, shkruan albinfo.ch. Policia e kishte kapur atë në Aeroportin e Cyrihut, në Kloten.

Vrasësi është shtetas i Italisë, me prejardhje nga Maqedonia, ashtu si dhe viktima.

Prokuroria publike e kantonit Thurgau tani ka ngritur aktakuzën kundër të akuzuarit. Por ajo e konsideron 21-vjeçarin të papërgjegjshëm penalisht (të sëmurë psikik) prandaj kërkon masa terapeutike për të. Pas këtyre masave në spital, ai duhet të dëbohet nga vendi, pa të drejtë kthimi  për 15 vjet.

Raporti mjeko-psikiatrik, i përgatitur me autorizim të zyrës së prokurorit publik, tregon se në kohën e vrasjes i akuzuari nuk ishte në gjendje të logjikonte për shkak të një çrregullimi të rëndë mendor dhe për këtë arsye ai nuk kishte përgjegjësi penale.

Familja, me prejardhje nga Maqedonia, disa vite më parë ishte zhvendosur nga Italia në Zvicër. Fillimisht në Aadorf TG, ndërsa para një viti në Frauenfeld, informon albinfo.ch.





Source link