23:59 19/09/2020

Luajnë në skuadrat kroate. Kallaku shënoi gol, por pa rezultat

Sherif Kallaku tregon menjëherë vlerat e tij në kampionatin kroat të futbollit. Kapiteni i kombëtares U-21, edhe pse ishte me i miri në skuadrën e tij, nuk arriti të triumfojë përballë Lokomotivës së Zagrebit, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Kallaku bëri gjithçka mirë në hyrje të zonës, duke mposhtur me një të majtë vrasëse portierin kundërshtar.

Goli i parë për Kallakun në elitën e futbollit kroat, megjithatë i pavlefshëm për skuadrën e Lokomotivës që shënoi tre herë të tjera duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3 me 2. Pas 5 javësh kampionat, Lokomotiva ka regjistruar 3 humbje dhe një barazim, teksa tashmë fokusi është përqendruar totalisht te play-off i Europa League, ku si kundërshtarë do të ketë suedezët e Malmo.

Në përballjen mes Sibenikut dhe Lokomotivës së Zagrebit zbritën plot pesë futbollisti shqiptarë në fushën e blertë. Për vendasit u aktivizua titullar sulmuesi Emir Sahiti ndërsa për Lokomotivën Kallaku, Mersinaj dhe Çokaj luajtën nga minuta e parë, me këtë të fundit që ia la vendin Tucit në minutën e 59-të.

Klan Plus





Source link