E Premte, 18 Shtator 2020 – 10:30
albinfo.ch

Është bërë e ditur se shqiptari i quajtur Daniel Nikolla është shpallur “Fytyra e së ardhmes, e Shitjeve, Marketingut dhe Komunikacionit 2020” sipas Dhomës së Tregtisë të Birmingham-it në Angli, transmeton albinfo.ch.

Ai ka kryer studimet në Londër për marketing dhe film, aty ku edhe vazhdon karrierën e tij si drejtues i departamentit të marketingut në kompaninë “Hardy Signs”. 27-vjeçari është vlerësuar në eventin e përvitshëm të qytetit të Birmingham-it, si profesionist i ri, bazuar në arritjet profesionale dhe angazhimin proaktiv në komunitetin ku ai jeton.

Po ashtu, duhet theksuar se Danieli drejton departamentin e marketingut në kompaninë angleze ‘Hardy Signs’. Juria evlerësoi mbi të tjerët për prezantimin e një strategjie të re të marketingut bazuar në transformimin digjital dhe krijimin e kontentit online. Ata u shprehën se Danieli ka pasur një ndikim shumë të madh në rritjen e shitjeve për kompaninë. Ai gjithashtu u vlerësua për punën në komunitet dhe mbështetjen e kauzave të filantropike. Ai ka studiuar marketing në Londër dhe ka qenë President i Unionit të studentëve të City and Islington College, ku edhe është përzgjedhur si ‘international student ocer of the year’ nga kolegjet e Anglisë më 2016. Fillimisht ai u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar prej përfshirjes në videon e UEFA-s për tifozët kuqezi në “Euro2016”, transmeton tutje albinfo.ch.

https://www.youtube.com/watch?v=vTBGomxyQmA





Source link