Ndërtimi i një ndërtese kolektive për familjet sociale në Dibër pritet që të zbus problemin e familjeve të pastreha, por edhe të familjeve të cilat jetojnë në kushte të rënda në shtëpitë e familjarëve të tyre

Vjollca SADIKU

Dibër, Shtator – Këto ditë, në Dibër ka filluar proceduar për ndërtimin e një banese kolektive për familjet me probleme sociale. Institucionet kompetente kanë informuar se bëhet fjalë për banesë kolektive që ndërtohet në kuadër të banesave kolektive në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për ndërtimin e banesave në kuadër të projektit të Ministrisë për Transport dhe Lidhje për periudhën 2019-2020, me të cilin planifikohet ndërtimi i 355 ndërtesave sociale edhe atë në Shkup, Gjevgjeli, Kumanovë, Dibër, Veles dhe Tetovë.

Në sektorin për urbanizëm në Dibër na informuan se bëhet fjalë për ndërtimin e një banese kolektive në lagjen “Venec 2”. Sipas planit, banesa në fjalë do t’i ketë të gjitha kushtet brenda dhe jashtë saj për një jetë normale të familjeve të cilat vite me rrallë kanë probleme me strehimin. Arkitekti Gazmend Cami thotë se me elaboratin dhe projektin është parapa ndërtim i një ndërtese kolektive me 70 banesa.

Sipas tij, bëhet fjalë për banesa të dedikuara familjeve sociale, të cilat do të kenë 40-50 metër katror. Cami po ashtu ka sqaruar se banesa do të ndërtohet në tokë në pronësi të shtetit dhe tenderi dhe përzgjedhja e kompanisë janë në kompetencë të institucioneve qeveritare. Në Dibër një kohë të gjatë numër i theksuar i familjeve me vështirësi sociale ballafaqohen me problemin e banimit. Jozyrtarisht këtë problem e kanë më shumë se 250 familje, të cilat edhe përkundrejt përpjekjeve të veta për të siguruar shtëpi apo banesë, vazhdojnë të banojnë në shtëpitë të cilat merren me qira apo huazohen. Kryesisht bëhet fjalë për shtëpi të familjeve të ngushta apo shtëpi të mërgimtarëve. Kjo kategori e familjeve ka përshëndetur këtë aktivitet të institucioneve kompetente në vend dhe shpreson se tani definitivisht do të tejkalohen problemet në fjalë. Por, ata njëkohësisht janë të shqetësuar për mënyrën se si do të ndahen këto banesa.

Para 15 viteve në Dibër u ndërtua një banesë sociale, në të cilën sipas familjeve me probleme sociale, banesa përfituan edhe udhëheqës të disa ndërmarrjeve shtetërore që funksionojnë në Dibër. Ndërtimi i një ndërtese kolektive për familjet sociale në Dibër pritet që të zbus problemin e familjeve të pastreha, por edhe të familjeve të cilat jetojnë në kushte të rënda në shtëpitë e familjarëve të tyre. Është një problem i cili duhet të zgjidhet edhe pse numri i familjeve në fjalë është disa herë më i madh, në krahasim me numrin e banesave që do të ndërtohen. Përndryshe, të theksojmë se sipas kushteve që janë prezantuar në programin për ndërtimin e këtyre banesave, për të marr banesë mund të aplikojnë shtatë kategori sociale të qytetarëve, siç janë – fëmijë pa prindër mbi 18 vjet, të cilët deri në atë moment kanë qenë në Qendrat e ndryshme sociale, persona me invaliditet, prindër me fëmijë minoren që janë të verbër të cilët marrin ndihmë sociale,etj.(koha.mk)