Qeveria austriake ka vendosur që nga e hëna të shtrëngojë masat ndaj Covid – 19.

E Enjte, 17 Shtator 2020 – 21:20
albinfo.at

 

“Ne jemi të detyruar ta bëjmë këtë menjëherë që të parandalojmë një valë të dytë të koronavirusit”, ka thënë kancelari Sebastian Kurz të enjten në një konferenc për shtyp i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober dhe minsitri i Brendshëm Karl Nehammer, njofton Albinfo Austria.

Masa kryesore kanë të bëjnë me kontaktet shoqërore të cilat duhet të kufizohen. “Të gjitha festimet, ngjarjet private apo aktivitetet tjera të cilat zhvillohen në mjedise të mbyllura, do të kufizohen deri në 10 persona”, thotë Sebastian Kurz, i cili i sheh organizimet private si një prej arsyeve që numri i infeksioneve është rritur në masë të madhe.

Në Austri, 780 infeksione të reja u regjistruan ditën e enjte, 366 prej tyre vetëm në Vjenë. Ndërkohë tashmë shtete të ndryshme e kanë vendosur Vjenën si zonë me rrezik, raporton Albinfo Austria.

Kurz, gjithashtu njoftoi se duke filluar nga e hëna, restorantet dhe baret mund t’u shërbejnë vetëm klientëve që janë të ulur dhe se obligimi për përdorim të maskave do të zgjerohet edhe për disa hapësira tjera, përfshirë edhe dyqanet.

Austria ka qenë një ndër shtetet e para që vendosi masa të rrepta kufizuese në fazën e parë të pandemisë, duke arritur që të mos pësojë numër të madh të viktimave dhe gjithashtu ishte ndër shtetet e para që i lehtësoi masat.

 





Source link