Nga Galaxy Note 20 te Galaxy S20 Ultra, Samsung ka disa nga telefonët inteligjentë më të njohur në treg.

 

Por nëse keni një smartphone Samsung, duhet të siguroheni që t’i bëni update urgjentisht.

 

Përdoruesit po nxiten të bëjnë përditësimin më të fundit të celularit të tyre me qëllim që të shmangen hakerat. Nëse diçka e tillë nuk kryhet, hakerat mund të përdorin një kod të dëmshëm për pajisjen.

 

Përditësimi i smartphone-it tuaj është shumë i lehtë. Për ta kryer këtë proces, shkoni tek Settings, Softëare Update. Më pas klikoni Shkarko dhe Instalo. Samsung kërkon nga përdoruesit e celularëve që të raportojnë për çdo sjellje të pazakontë apo gabim. Kompania garantoi ruajtjen e të dhënave personale.

 



Linku origjinal