Presidenti i SHBA, Donald Trump iu bashkua firmosjes së marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhe mes Izraelit nga njëra anë dhe Emirateve Arabe e Bahreinit në anën tjetër për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

E titulluar “Marrëveshja e Abrahamit” ajo u shkrua në tre gjuhë, anglisht, hebraisht dhe arabisht.

“Jemi këtu për të ndryshuar kursin e historisë. Ky është agimi i një Lindje të Mesme në version të ri. Traktat paqeje do të ketë gjatë muajve pasardhës edhe me 5 a 6 shtete të tjera në këtë rajon”, tha Donald Trump pas firmosjes të këtij akti solemn.

Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini u zotuan të punojnë në këtë drejtim dhe si hap i parë do jetë hapja e ambasadave respektive.



Linku origjinal