Disa krijesa detare që nuk janë parë kurrë më parë u zbuluan nën akullin në Antarktidë nga hulumtuesit. Krijesat “aliene” u bënë publike gjatë një dokumentari të “The Secrets of Antarcica”. Shkencëtarët përdorën teknologjinë më të fundit për të skanuar pjesën fundore të ujit.

 

Dr. Dave Bowden tregoi habinë e tij për format e çuditshme të jetës që u zbuluan. Midis gjetjeve, ishin zambakët e detit të quajtur “krinoide” që ishin parë parë vetëm tek të dhënat fosile.

 

Gjithashtu shkencëtari tregoi se kishte gjetur një merimangë deti me këmbë shumë të mëdha dhe me një trup të vogël. Gjetje të tjera të çuditshme janë sfungjerët, që nuk kanë sistem nervor apo tretës dhe ushqehen duke filtruar ujin përmes poreve të tyre.

 

“Arsyeja është se shelfi kontinental i Antarktidës është izoluar nga pjesa tjetër e planetit për shumë, shumë vite. Merimangat e detit janë shumë të ndryshme nga pjesa tjetër e botës. Ato rriten shumë. Gjithashtu është një lloj krimbi që do ta gjeni nën shkëmb, pork y është shumë më i madh se normalja. Ka debat nëse Antarktida është arsyeja pse këto krijesa janë më të mëdha apo thjesht ka kafshë të tjera që kanë evoluuar në Antarktidë dhe nuk ekzistojnë askund tjetër. Zbulimi im më interesant gjatë udhëtimit ishte zambaku i detit, që lidhet ngushtë me iriqët e detit. I vetmi vend ku i kemi parë ato ka qenë tek gjurmët fosile. Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë të gjallë në shtratin e detit”, tha Dr. Dave Bowden.



Linku origjinal