Tirana po bën përgatitjet e fundit për sezonin e ri teksa ka kompletuar skuadrën edhe me 2 afrime të reja.

Portieri Marvin Kodra dhe mbrojtësi i majtë Omar Musaj zyrtarizuan pak ditë më parë edhe  bashkimin e tyre me ekipin e parë për sezonin e ri.

Të dy lojtarët jane rritur tek akademia e Tiranës. Megjithatë në një intervistë për Vizion Plus, presidenti Refik Halili nuk e quan të kompletuar skuadrën teksa drejtuesit janë në pritje edhe të një lojtari tjetër afrikan.

 

REFIK HALILI

PRESIDENT I TIRANËS

Skuadra është në fazë përgatitore,  le të themi, një fazë që po e zhvillojmë tek kompleksi jonë. Shikoj që duke ardhur dhe një pjesë e madhe e futbollistëve si nga Afrika dhe nga akademia e Tiranës, tani grupi është i plotë.  Shpresojmë që punët të shkojnë mirë të përgatitemi për të vazhduar kampionatin dhe për të vazhduar ecurinë tonë në arenën europiane. Ne kemi dhe një futbollist të cilin e kemi mbyllur si kontratë  dhe presim që ai të marri vizën meqënëse, është nga Afrika. Pastaj me ardhjen e tij, klubi është totalisht i kompletuar dhe kjo do të jetë merkato e cila mbyllet përfundimisht për skuadrën e Tiranës.

Halili nuk e fshehu optimizmin për një rezultat pozitiv në Kupat e Europës edhe pse nuk veçon një kundërshtar të preferuar.

REFIK HALILI

PRESDIENT I TIRANËS

Dëshira është e madhe që të kemi një kundërshtar jo të fortë. Kjo është një pjesëmarrje e cila ngado që të rrotullohesh kundërshtari do të jetë i denjë. Fakti që seleksionimet vijnë duke u forcuar, skuadrat e lehte eleminohen. Unë jam optimist si person,  sepse shikoj  një skuadër shumë të mirë, shikoj një grup kompakt. Këtë e kanë treguar dhe në dy ndeshjet që kanë zhvilluar . Ditën e ndeshjes do ta konsideroja dhe një mbështetje nëse do të na binte ndeshja këtu në kryeqytetin  tonë  dhe nëse do ishte dhe pak tifozë do të ishte një mrekulli dhe një fat shumë i madh. Unë kam besim tek kjo skuadër që ne do marshojmë dhe do ecim shumë përpara.

Halili është ndalur edhe tek bojkoti i superligës duke u shprehur i bindur se duhet të vazhdojë deri në plotësimin e katër kushteve nga qeveria.

REFIK HALILI

PRESIDENTI I TIRANËS

Ne kemi bërë një pakt dhe kjo i shërben shumë mirë futbollit shqiptar dhe të gjitha sporteve nE përgjithësi. Them se do të gjehet një gjuhë e përbashkët. Për mua janë disa pika që nuk janë shumë të vështira për tu plotësuar . Kryeministri i shtetit shqiptar them se brenda mundësive dhe brenda rregullave do të na i përmbush dhe këto kushte. Kërkesat tonë jo vetëm që ndiihmojnë futbollin por nuk rëndojnë dhe buxhetin e shtetit. Ne themi të falen kamatevonesat dhe gjobat . Për shembull, shteti kur bënë zgjedhje, thonë që kush paguan principalin, kamatvonesat dhe interesat falen .Një pikë tjetër është që të ketë financime sa më shumë në infrastrukturë, pra sa më shumë terrene sportive, pra kemi kërkuar dhe pjesën e Tvsh që të jetë 6 % . Ndërsa një pikë tjetër është dhe sponsorizimi.Nuk po kërkojmë që të behet si në Kosovë pasi do të ishte idealja për ne dhe futbollin, pra të ishte një tarifë 30 % . Megjitahte sa ta mendojnë drejtuesiit e shtetit do ishte mirë për futbollin, do i bënte mirë futbollit. Këto pika për mua janë të realizueshme.Shpresoj që të bëhen.

Tirana do të kalojë direkt në ndeshjet e  play-off -it pa qënë nevoja të  luajë në turin e tretë të Europa League. Kjo për shkak se fati i buzëqeshi bardhebluve në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, ku nga 10 skuadra që kishin kaluar më tej, dy prej tyre përfitonin kalimin e turit.

The post “Bojkot deri në plotësimin e kërkesave”/ Halili për Vizion Plus: Duam Play-Off në Evropë appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal