Dimri është një stinë që nuk ofron të gjitha frutat dhe perimet prandaj duhet të gjejmë mënyra për ti konsumuar edhe gjatë kësaj periudhe. Disa nga perimet munden lehtësisht të mbahen në ngrirje dhe të përdoren në dimër dhe disa të tjera në formë turshi apo konserva.

Speca pjekur për dimër përgatitur në një mënyrë fare të lehtë por vetitë dhe shijen që ruhen.

Speca pjekur për dimër

Prep Time30 mins

Cook Time15 mins

Total Time45 mins

Course: Appetizer

Cuisine: Albanian

Keyword: perime

Sasia: 4 vazo

Kalori: 150kcal

  • 1 kg speca të kuq ose jeshil
  • 3 lugë gjellë vaj ulliri
  • 1 lugë gjellë kripë
  • Lajmë specat i fshijmë nga uji. Specat i rreshtojmë në një tavë dhe i pjekim në furrë të nxehur në temperaturën 200°C për 15 minuta.

  • Pasi piqen i vendosim në një enë qelqi, i mbulojmë me një qeskë kuzhine dhe i lemë sa specat të ftohen.

  • Pastrojmë specat nga lëkura dhe farat. Specat e pastruara i vendosim në një kullesë makaronash dhe i lemë 10 minuta që tu kulloi lëngu që ato lëshojnë. Më pas hedhim kripën, vajin dhe i përziejmë.

  • Mbushim vazot duke i ngjeshur mirë dhe sipër u hedhim nga një lugë vaj. Vazot e mbushura i mbyllim fort me kapak.

  • Në një enë ku kemi shtruar një pecetë pambuku vendosim vazot. Enën e mbushim me ujë sa të mbulohen vazot dhe e vendosim në zjarr të ngadalshëm. E lemë të vlojë për gati 15 minuta.

  • Pasi të ftohet uji marrim vazot dhe i ruajmë ne vend pa lagështi e pa dritë për 1 vit.

  • Vazot me speca pjekur janë gati. Mund ti përdorni si meze apo shoqëruese pjatash gjatë periudhës se dimrit.

Lexoni përgatitjen e speca me gjizë për dimër ose speca gogozhare.

Ju bëftë mirë!

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!





Source link