Specat me gjizë janë shumë të shijshme dhe përgatiten lehtësisht për tu ruajtur gjate dimrit. Specat janë perime që mund të përdorën në shumëllojshmëri gatimesh dhe sugjerohen të konsumohen 1 ose 2 herë në javë.

Speca me gjizë përgatitur në vazo. Kjo mënyrë e përgatitur e specave me gjizë është shumë e thjeshtë dhe në pak kohë kemi krijuar një rezervë ushqimore për dimër.

Speca me gjizë

Prep Time30 mins

Cook Time15 mins

Total Time45 mins

Course: Komposto

Cuisine: Albanian

Keyword: perime

Sasia: 4 vazo

  • 500 gr speca jeshil
  • 500 gr speca të kuq
  • 1 kg gjizë
  • 2-3 speca djegës
  • pak majdanoz
  • Lajmë specat dhe i fshijmë ujin me pecetë. Heqim farat dhe i presim në rripa.

  • Në vazot e sterilizuara vendosim një shtresë speca, një shtresë gjizë, duke përzier së bashku me to majdanozin dhe specat djegës sipas dëshirës.

  • Kështu vazhdojmë derisa të mbushen vazot që kemi. Masën në vazo e ngjeshim mirë me lugë që midis shtresave të mos ngelet vend bosh.Më pas vazot i mbyllim fort me kapak.

  • Në një tenxhere ku kemi shtruar një pecetë rreshtojmë vazot. E mbushim tenxheren me ujë sa ato të mbulohen.

  • Vendosim tenxheren në zjarr të ngadalshëm dhe e lemë në zjarr 15 minuta pasi të marri valë.

  • Pasi të ftohet uji heqim vazot duke i ruajtur në vend pa lagështi dhe larg dritës. Në këtë mënyrë specat ruhen për 1 vit.

Lexo gjithashtu si të përgatisni Speca gogozhare

Ju bëftë mirë!

Na ndiqni në Instagram @ArtiGatimit dhe vendosni tag #artigatimit recetat që gatuani!

Filed under: Antipasta (Meze)





Source link