Telegram ngushëllimi

Të nderuara familje Aliji dhe Bejni,
Të nderuar gostivaras,

Me dhimbje të thellë e mora lajmin për humbjen e më të dashurve tuaj, tashmë të ndjerë Arlinda Bejni dhe Bekim Aliji.

Tragjedia që ndodhi mbrëmë do të jetë e paharrueshme! Ikja e viktimave la nje zbrastirë të madhe në familjet e tyre por edhe në qytetin tonë!

Vepra heroike e të ndjerit Bekim Aliji duhet çmuar lartë, pasi ai sakrifikoi jetën e tij, për të shpëtuar jetën e vajzës së re!

Në emrin tim si dhe ne emër të të gjithë administratës komunale të Gostivarit, shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të të ndjerëve!

Raste të tilla mos u përsëritshin kurrë!

Me dhimbje të thellë,
Arben Taravari




Source link