Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Mihal Thimjon, autorin e vrasjes së shokut të tij Gezim Saraçi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 5 gusht ku Thimjo goditi me sende të forta Saraçin duke e lënë të vdekur në kamionçinë dhe më pas u largua.

Seanca e zgjati vetem 20 minuta dhe gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të vendosur masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa mbrojtja kërkoi masë më të lehtë me pretendimin se Thimjo reagoi në kushtet e vetëmbrojtjes.

33-vjeçari nga Derviçani, u arrestua pak orë pas ngjarjes teksa po udhëtonte me automjetin e tij.

Autori tregoi se konflikti nisi pasi viktima e ofendoi duke I thene kaur dhe grek dhe ne grindje e siper Mihal Thimjo e goditi me nje shufer hekuri.

The post Vrau shokun se i tha “kaur dhe grek”/ Lihet në burg muzikanti nga Derviçani appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal