Kemi komunikim me partitë politike dhe nuk do të hyja në detaje që të mos e dëmtojë procesin. Por nga ajo që mund të vërehet dhe është folur më parë nga kryetari Mickoski dhe nga postulatet që dalin nga VMRO-DPMNE, përcaktimet programore dhe ekonomike duhet të identifikohen, ka thënë zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski në përgjigjen e gazetarëve rreth negociatave për formimin e Qeverisë së re.

Lidhur me komunikimin e VMRO-DPMNE-së me partitë e tjera, ai thekson se raporte miqësore dhe komunikim ka me gjitha partitë, ndërsa nëse ka ndonjë detaj do të del informatë zyrtare.

I pyetur nëse pas takimit të Mickoskit me liderin e BDI-së Ali Ahmeti paralajmërohet takim i ri ose në ndërkohë bisedohet konkretisht me këtë parti ose ndonjë parti tjetër të bllokut shqiptar, Arsovski me përgjigje të njëjtë se nuk do të futet në detaje për të dëmtuar procesin.

“Pasi është proces serioz negocimi për shumicë parlamentare nuk do të hyja në detaje që të mos e dëmtojmë procesin. Nga ajo që mund të vërehet është se ka pasur një takim mes kryetarit Mickoski dhe atij të BDI-së, Ali Ahmeti që është mbajtur në Kuvend dhe zgjati një orë, ndërsa është biseduar edhe për më shumë tema. Se si do të zhvillohet situata tutje do të informoheni me kohë nga ana jonë si që ishte në mënyrë transparente rastin e kaluar. Sa i përket komunikimit me partitë, VMRO-DPMNE periudhën e kaluar në mënyrë miqësore atë e ben me gjtiha partitë politike në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Arsovski.

Ndryshe, në pyetjen nëse takimi i djeshëm i sekretarëve të LSDM-së dhe BDI-së, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi i minon planet e VMRO-së për koalicion eventual me BDI-në, Arsovski është përgjigjur se është gënjeshjtër se dy partitë kanë dakorduar parimisht Qeveri dhe ka kërkuar përsëri që LSDM të thotë se cila është shumica parlamentare që kanë bërë.




Source link