Policia e Dibrës ka dhënë informacion zyrtar për kapjen e një kamioni me drogë në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, në Dibër.

Gjatë kontrolleve në mjetin kamionçinë tip “Benz”,  me drejtues shtetasin F. A., 26 vjeç, banues në Gjoricë e Poshtme, Bashkia Bulqizë, u gjet sasia prej 370 kilogramë lëndë e dyshuar kanabis sativa.

Kamioni kishte destinacion Maqedoninë e Veriut, prcjell DibraJon.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër , bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të kamionçinës.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP-Dibër në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të skemës së tentativës së trafikimit ndërkombëtar të narkotikëve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme. 

The post Kapet 370 kg në KK Bllatë appeared first on DibraJon.



Huazuar nga