Ambasada e Greqisë në Shqipëri njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë datat se deri kur do të jenë në fuqi masat e ndalimit për shqiptarët.

Përmes një postimi në “Facebook”, selia diplomatike sqaroi se hyrja e shqiptarëve do të jetë e ndaluar deri në datën 15 gusht, ndërsa fluturimet ajrore deri në datën 17 gusht.

Qeveria greke e ka marrë vendimin në datën 30 korrik.

“Në bazë të Vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β΄ 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020. Eshtë njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020.”

Në një vendim të marrë disa ditë më herët, qeveria greke pengoi futjen e shqiptarëve në Greqi deri në datën 4 gusht, për shkak të situatës së pasigurt prej pandemisë. Por tani është shtyrë deri në datën 15 gusht.

Të premten, media maqedonase “MIA” publikoi një vendim të qeverisë greke, sipas të cilës masat e ndalimit do të ishin në fuqi deri në mes të gushtit për të gjitha vendet e treta.

The post Ambasada greke nxjerr datat/ Deri kur ndalohen shqiptarët të hyjnë në Greqi appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal