Akademia e Tiranës gjithmonë ka qënë frytdhënëse në futbollin shqiptar. Albi Doka, prej 10 vitesh pjesë e bardhebluve zhvilloi një nga sezonet më të mira me skuadrën e Tiranës. 23-vjeçari ka qenë mjaft herë vendimtar në ecurinë e ndeshjeve.

Në një intervistë për Vizion Plus, Doka tregon se ishte një ëndërr për të fituar titullin kampion që kur ka luajtur me të rinjtë e Tiranës.

Për mbrojtësin 2- vjeçar, Kupa e Shqipërisë do të jetë ndeshja e fundit me fanellën e Tiranës. Lojtari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Goricas në Kroaci edhe pse interes ka pasur dhe nga ekipe të tjera.

Java tjetër do të jetë vendimtare edhe dhe për një tjetër futbollist të Tiranës, Ernest Muçi. 19-vjeçari tregon se është i kënaqur me performancën e tij në fushë ndërsa la të hapur çështjen e kalimit jashtë vendit.

Sulmuesi pritet ti bashkohet një skuadre europiane ku dy vendet më të përmendura janë Belgjika dhe Kroacia.

The post Akademia e Artë e Tiranës/ Të rinjtë ndërtojnë bazat e karrierës në futboll appeared first on Vizion Plus.



Linku Origjinal