Video/ Tavë me patate, domate dhe oriz – Balkanweb.com

    48


    Recetë nga znj Katerina
    Përbërësit

    3-4 patate
    1 filxhan çaji oriz
    2-3 domate
    1-2 qepë mesatare
    3-4 lgj vaj ulliri
    1 lgj gjalpë
    3 filxhanë lëng pule/mishi
    Kripë, piper, nenexhik

    Përgatitja

    Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo qepa të zbutet dhe të nxjerrë aromën shtojmë domatet (2 domate të grira në rende dhe 1 domate në kubikë). Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kaurdisim derisa salca të lidhet. Shtojmë më pas patatet të prera në fetëza të holla dhe orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3- 4 minuta.

    Më pas e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë, shtojmë gjethëzat e nenexhikut dhe lëngun e ngrohtë të mishit dhe e vendosim tavën në furrë për 35-40 minuta.

    (Vila24/BalkanWeb)

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
    Grupi Balkanweb





    Source link