Recete nga znj Katerina
Përbërësit
4 fileto pule
2-3 lgj vaj ulliri
1-2 thelpinj hudhër
1 lugë kafeje rigon
1 lugë kafeje trumzë
1 lugë supe piper të kuq
10-15 domatina
Kripë, piper i zi
Përgatitja
https://www.youtube.com/watch?v=7IPFM-BOxTQ
Përziejmë erëzat me vajin e ullirit dhe hudhrën e shtypur ose të grirë imët. Marinojmë mirë filetot e pulës dhe i vendosim të piqen në një tigan të nxehtë që nuk ngjit. I vendosim filetot e pjekura në një pjatancë dhe në tigan vendosim domatinat spërkatur me pak kripë dhe piper dhe i pjekim për 2-3 minuta dhe më pas i servirim me filetot e pulës.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link