Java e 36-të e Serie A nis me një supersfidë pasi Atalanta do të përballet me Milanin në San Siro.

Kuqezinjtë dhe
bergamaskët janë dy skuadrat më në formë me rikthimin e futbollit pas
ndërprerjes teksa kanë arritur të grumbullojnë nga 23 pikë secila me nga 7
fitore dhe 2 barazime në 9 takimet e fundit.

Milani ka shumë
mungesa në këtë sfidë sidomos në mbrojtje aty ku Theo Hernandez, Musachio,
Kjaer, Conti dhe Romagnoli dhe Duarte do të mungojnë.

Atalanta në krahun
tjetër ka vetëm 2 mungesa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti dhe sllovenin
Josip Ilicic.

Formacionet zyrtare:

Milan: G.Donnarumma, Calabria, Gabbia, Kjaer, Laxalt; Kessie, Biglia; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebić; Ibrahimovic.

Atalanta: Gollini; Toloi, Caldara, Djimsiti; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Malinovskyi, Gomez; Zapata



Source link