Adjola Lakra telefonoi të dashurin e vet Hekuran Billa dhe e nxorri në prite, mori para nga autori Viktor Marku

    128


    Hetimet e policisë kanë hedhur dritë në detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të 40-vjeçarit Hekuran Billa.

    Në momentin e vrasjes, Billa ka qenë duke komunikuar në telefon pikërisht me të dashurën e tij Adjola Lakra, vajza që u arrestua dje nga policia.

    Nga hetimet ka rezultuar se vajza kishte lënë takim me 40-vjeçarin në vendin ku ky i fundit mbeti i vrarë. Nga hetimet rezultoi se vajza është përdorur si karrem nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali për të vrarë Billën.

    Vetë Lakra ka pranuar se është paguar nga Viktor Marku, vëllai i Prel Markut që Billa vrau në Angli në 2006, për t’i dhënë informacione mbi vendndodhjen e tij, por theksoi se nuk kishte dijeni që do e vrisnin.

    Mësohet se ajo është lidhur para një viti me Billën, sapo ai ka dalë nga burgu i Fushë-Krujës.

    Gjithashtu u zbulua se Adjola është e njohura e Sebastian Malit dhe ai ia ka kërkuar duke edhe i dhënë para që të flirtonte me Billën për të mësuar më tepër rreth tij.

    Policia deri në këto momente ka arrestuar tre persona, Viktori Markun si i dyshuari kryesor i vrasjes, në pranga ka rënë edhe nipi i tij Sebastian Mali si dhe Adjola Lakrën.

    The post Adjola Lakra telefonoi të dashurin e vet Hekuran Billa dhe e nxorri në prite, mori para nga autori Viktor Marku appeared first on Vizion Plus.



    Linku Origjinal