Zëvendësministëri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Armend Arsllani ka thënë se atje ka një rritje të lartë të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Ai pohon se janë realizuar 1272 testime dhe ka 180 të infektuar të rinj, ndërsa potencoi se Maqedonia e Veriut ka edhe dy të vdekur si pasojë e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Arsllani ka theksuar që testimet janë bërë dhe ka rezultuar numër i rritur i të infektuarve por që nuk është rezultat i vetëm ditës së sotme.

”Është rezultat rreshtazi në pesë, gjashtë ditët e fundit”, thotë ai.

”E përbashkëta e gjithë këtyre personave që rezultuan pozitivë, është mosrespektimi i masave restrektive të cilat ishin marrë në një periudhë kur ato ishin në fuqi”.

Kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut ka 10 apo 12 ditë më herët që tanimë ka dhënë një reflektim dhe pasqyrë ku ndikoi me numër të lartë të të infektuarve.

”Në këtë periudhë kur flasim para 10 ditësh masat restrektive kanë qenë në fuqi, por e gjithë kjo rezulton se ato masa nuk janë respektuar në atë periudhë kohore”.

”Në aspekt të komisionit dhe qasjes së tyre, targeti ishte që të rritej numri i testimeve. Në fakt në Maqedoninë Veriore ne po bëjmë mbi 1 mijë testime në ditë. Algoritmin e testimit në bazë të simptomatologjisë, tani ne e kemi zgjeruar dhe po testojmë edhe kontaktet, po testojmë edhe personat të cilët nuk kanë asnjë simptomë”.

Më tej Arsllani shton se lehtësimi i masave nuk çon direkt në infeksion por mosrespektimi i protokollit të rekomanduar nga OBSH, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket hapjes së kafeve dhe restoranteve me radhë, nëse respektohet protokolli detajisht i përpiluar nga komisioni që rekomandohet edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – nuk ka një rrezik për transmetim të virusit”.

”Por kryesorja është ajo që në vendin tonë nuk janë respektuar masat: Kemi pasur grumbullime, kemi pasur johigjienë në pjesën më të madhe, nuk janë mbajtur maskat dhe kishim grumbullime të tepërta ndaj dhe kemi pasur transmetim të virusit”.

 

 

 





Source link