Video/ Lazanja me mish të grirë dhe patëllxhana – Balkanweb.com

4


Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

1 pako peta lazanje
500 gr mish të grirë
1 qepë të thatë
1 thelpi hudhër
2 patëllxhanë
3 domate ose 1 fç pure domate
1 lç sheqer
4 lgj vaj ulliri
½ tufëz majdanoz
10 gjethe nenexhik
½ lç borzilok të thatë
1 ½ – 2 fç kos të kulluar
2 kokrra vezë
1 fç djathë kaçkavall
1 lgj gjalpë
Kripë, piper, arrë moskat

Përbërësit

Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë hollë së bashku me hudhrën. Shtojmë kripë dhe piper dhe më pas mishin e grirë. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë, shtojmë më pas patëllxhanët të prerë në kubikë të vegjël, borzilokun e thatë dhe domatet të grira në rende. Në vend të domateve mund të përdorim dhe 1 filxhan pure domate me 1 lugë salcë domateje. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak sheqer për aciditetin e domateve. Shtojmë erëzat e freskëta nenexhik dhe majdanoz, ulim temperaturen e sobës dhe e lemë salcën të marrë valë për 10 minuta mbuluar me kapak.

Lyejmë një tavë me pak vaj ose gjalpë. Hedhim pak nga salca e përgatitur duke e hapur mirë në tavë, më pas vendosim petët e lazanjës, mbi petët vendosim salcën e përgatitur, përsëri petë dhe salcë.

Përziejmë kosin me vezët, kripë, piper, arrë moskat, nenexhik dhe gjysmën e sasisë së djathit të grirë në rende. E trazojmë mirë dhe e hedhim në tavën me lazanjë. E spërkasim me pjesën tjetër të djathit dhe aty-këtu vendosim disa copëza gjalpi. E vendosim lazanjën me mish dhe patëllxhanë në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë për 40-45 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link