Një tjetër pallat në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, do të shembet sot. Mësohet se IKMT do të prishë godinë 6 katëshe në orën 13:00 me shpërthim të kontrolluar. Po ashtu bëhet e ditur se pallati nr. 10/62 në lagjen 7 të qytetit bregdetar, kishte pësuar dëmtime të rënda në konstruksion nga lëkundjet e tërmetit.

IKMT ka sqaruar se për prishjen e objektit janë hapur në trupin e tij 350 furnella (vrima) dhe do të përdoret 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.

Kujtojmë se në këtë pallat jetonin 38 familje, mes tyre dhe gazetarja e ‘News24’ Klodjana Haxhiaj, ndërkohë që banorët protestuan, pasi pretendonin se ishin njoftuar në mënyrë të beftë për prishjen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link