Kryetari i PDK-së në Prizren Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin se ka injoruar Hasin në vizitën e tij në vendet e prekura nga shiu dhe breshëri.

Ai po ashtu ka akuzuar edhe bashkëpartiakun e Kurtit, kryetarin e Prizrenit Mytaher Haskukën, se nuk gjeti kohë për vizitë dëmeve të furtunës, njofton Klan Kosova.

“Kurti dje ka qenë vetëm në Suharekë dhe Mamushë e Haskuka në Anadrini, shumë afër Hasit, por nuk kanë e parë të arsyeshme të dalin andej Drinit, meqenëse tash nuk është fushatë zgjedhore. Hakuka nuk e ka parë të arsyeshme që nga Pirana, të vazhdojë për në fshatin përballë, në Krajk, Gjonaj, Bregdri e gjetiu ku ka dëme të shumta”.

“Është për të ardhur keq, se si Kryeministri nuk gjen kohë ta vizitojë një rajon të madh, për t’i ofruar përkrahjen e merituar institucionale. Kjo tregon qartë se Hasi nuk paraqet ndonjë interes për pushtetin aktual. Pos, dëmeve të konsiderueshme nga moti, Kurti është dashur ta vizitojë e madje ta falënderojë Hasin edhe për një arsye të rëndësishme në kohën e pandemisë. Në këtë rajon, deri tash nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus”.

Totaj shkruan se në tri vjetët kur pushtetin lokal e udhëheq Vetëvendosje, Hasi është injoruar vazhdimisht.

“Këtë më së miri e dëshmon gjendja e mjerueshme e rrugës rajonale Gjonaj-Kushnin, traseja e të cilës është deformuar tërësisht. Pavarësisht kësaj,

Hasi që njihet për zemërgjerësinë dhe bujarinë e vet, duke dhënë kontribut gjatë gjithës historisë, dhe që ia ka dalë edhe në rrethanat më të vështira do t’ia dalë edhe tash”.

“Të gjithë qytetarët dhe komunat duhet të trajtohen barabartë. Hasi andej e këndej kufirit, që pasur një rol të rëndësishëm dhe vatër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë dhe është shembull i qytetarisë punëtore, andaj pa ndonjë hezitim meriton përkrahje, si nga pushteti lokal ashtu edhe nga ai qendror.

Totaj akuzoi Kurtin dhe Haskukën se në Has shkojnë vetëm kur është koha për të marrë vota.

“Kjo qasje, tregon se Kurti e Haksuka shkojnë në Has, vetëm sa për të “shnuk” vota, të cilat ndonëse të pakta, deri tash i kanë marrë pa asnjë meritë”.





Source link