Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka treguar qëndrimin e partisë së tij lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se ato duhet të mbahen 22 ditët e ardhshme pas përfundimit të pandemisë Covid-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëndrimi jonë është se prej ditës kur ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme aty ku kemi ngelur dhe 22 ditët e ardhshme, pra pas 22 ditësh të kemi zgjedhje. Ne jemi të lidhur me procedurat, dhe duhet ti respektojmë këto procedura për shkak se bëhet një kaos shumë i madh. Ashtu si përherë Ali Ahmeti që shtiret se është për çështje të konsensusit është vetëm shtirje se ai asnjëherë s`ka tregu gatishmëri për ndarje të pushtetit por vetëm për sundim dhe pasje të pushtetit. Ky është një manipulim i radhës i vetë Ali Ahmetit sepse, opinioni e sheh në publik qëndrimin e Ali Ahmetit që s`jep datë, ndërsa brenda në takime të liderëve dhe drejtuesve institucional, po ua përkujtoj, Talati e kundërshtoi ri mbledhjen e parlamentit, dhe ri mbledhja e parlamentit nëse nuk bëhet, detyrimisht shkohet në zgjedhje pas 22 ditëve. Ahmeti sillet kinse e do konsensusin ndërsa Talati ka qëndrim që atë ditë që presidenti ta largojë gjendjen e jashtëzakonshme ai atë ditë ka forcën e Ligjit që ta dekretojë datën”, pohoi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH.

Thaçi gjithashtu tha se nuk merr pjesë në takimin e liderëve pasi nuk do të bëhët pjesë, siç tha ai, maskaradës së partive shqiptare që janë shumë në numër. /Telegrafi/





Source link