OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe një herë e ka akuzuar kryetarin e LSDM-së për kërkesat për zgjedhjet që duheshte të mbahen më 12 prill e të cilat duhet të mbahen pas kalimit të gjendjes së jashtëzakonshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa në rajon epidemia e coronavirusit zvogëlohet drastikisht, tek ne procesi është i kundërt. Kroacia dhe Shqipëria kanë nga dy raste në ditë me Covid-19 kurse në Maqedonia ka nga 40 raste në ditë” thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

“LSDM-ja dhe Zaevi, në vend që të kujdesen për përmirësimin e gjendjes shëndetësore në vend ata kujdesen për interesa të ngushta partiake dhe mendojnë për zgjedhje” vazhdojnë nga OBRM-PDUKM.

Ne kërkojmë që të rritet numri i testimeve në gjithë vendin që sa më shpejtë të izolohen rastet me Covid-19 në vend e jo zgjedhje, përfundojnë nga partia opozitare. /Telegrafi/





Source link