Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë edhe një herë ka kërkuar që qytetarët mos të relaksohen në betejën me pandeminë Covid-19 pasi ende nuk është kryer detyrimi i tyre për masat, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Numri është normalizuar. Numri i rritur ditëve të fundit vjen si pasojë e ditëve të kaluara ku edhe u vendos që të zbuten masat restriktive. Shëndetësia në Maqedoni ka kapacitet që të luftojë me këtë pandemi por edhe qytetarët duhet të shtojnë kujdesin dhe mos kontribuojnë në zgjatjen e procesit të pandemisë” thonë nga LSDM-ja.

Ata gjithashtu edhe i replikojnë OBRM-PDUKM-së duke thënë se Ministria e Shëndetësisë ka qenë në krye të detyrës për të menaxhuar situatën në vend. /Telegrafi/





Source link