Sekretari për Cështjet Ligjore në Partinë Demokratike Clirim Gjata shprehet se 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi.

Gjata shton se Adnor Shameti dhe Ulsi Manja duan të fusin kthetrat e tyre në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke penguar kështu këtë reformë.

Postimi i Clirim Gjatës:

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë.

Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link