9:10, 22 Maj 2020

Brazili është bërë vendi i gjashtë në botë që ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje nga koronavirusi – ku vetëm ditën e kaluar ka regjistruar gati 1200 vdekje për 24 orë, që është një rekord i zi.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se Brazili është ende disa javë larg nga arritja e kulmit të shpërthimit të pandemisë dhe se testimi i pamjaftueshëm do të thotë se shifrat zyrtare nuk i tregojnë shifrat reale të infeksionit.

Presidenti Jair Bolsonaro ka minimizuar vazhdimisht rreziqet e Covid-19, transmeton Klan Kosova.

Ai u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë që ta heqin bllokimin dhe të lirojnë të gjitha masat, derisa ka promovuar përdorimin e ilaçit hydroxychloroquine – që përdorej për trajtimin e malarias – edhe pse nuk është aprovuar si trajtim për Covid-19.





Source link