Bashkësia Fetare Islame (BFI) nëpërmjet një njoftimi thuhet se “BFI po bën parapërgaditjet më serioze me qëllim të mbarëvajtjes të namazit të Bajramit, me theks të veçantë në udhëzimin e xhemateve tona gjatë vizitës të xhamisë konform masave për parandalimin e Covid 19, jemi të shokuar nga disa sjellje të policisë së vendit”.

“Në fakt, dëshirojmë të njoftojmë opinionin më të gjwrë se në këto ditë gjatë të cilave po spekulohet me një vendim eventual të Qeverisë lidhur me vënien e tërë shtetit në karantinë pikërisht gjatë ditëve të Bajramit, policia po ndërmerr veprime të cilat janë në kundërshtim flagrant me parimet demokratike mbi të cilat mëton të mbështetet ky shtet”, shprehen nga BFI, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se imamët e xhamive po merren në telefon nga policia dhe ndikon mbi ata që të mos falin Namazin e Bajramit dhe ka raste tjera ku policët kanë hyrë në xhami për të bërë trysni. Nga BFI thonë kjo vërehet në tërë vendin, posaçërisht në Shkup dhe rrethinë.

“Jemi të indinjuar nga një veprim i këtillë i policisë dhe konsiderojmë se në këtë mënyrë po bëhet thyerje e parimeve bazë të një shtetit laik që ndërtohet, mes tjerash, mbi respektimin e lirive dhe të drejtave fetare. Njëkohësisht, një veprim të këtillë të policisë nuk kemi si të mos e vlerësojmë si shkelje dhe ndërhyrje në autonominë e BFI, njëherit shkelje flagrante të patolerueshme të Konventave Ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit fetare, Karta e OKB dhe Konventa Evropian për të drejtat e njeriut “ neni 9 të drejtat dhe lirit fetare”, thuhet në njoftimin e BFI-së.

Në fund ata shtojnë se BFI do t’i qëndrojë besnik vendimit për faljen e Fitër Bajramit i cili do të zgjasë vetëm 15 minuta por duke respektuar sjelljet që parashohin masa për mbrojtje nga pandemia./Telegrafi/





Source link