Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë në ‘Facebook’ mesazhin e ish-missit Valbona Selimllari, e cila u bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të ndjekin rregullat, si higjena personale, larja e duarve, apo dhe distance të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë.

‘Le ta shohim hapjen me pozitivitet por edhe me përgjegjësi të shtuar, duke mos harruar se duhet të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rregullat, si higjiena personale, larja e duarve shpesh, distanca mes njëri-tjetrit, të cilat garantojnë siguri për shëndetin tonë.

Derisa të ketë një vaksinë duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri. Vetëm kështu arrijmë të socializohemi pa pasur frikë për të ardhmen. Kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt’, shprehet Selimllari

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link