Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë kërkoi shpërblim për pjesëtarët e URMV-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Ata këtë kërkesë ia kanë dërguar te presidenti i shtetit, në Qeveri dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinksa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme pjesëtarët e MM-së dhe URMV-së në mënyrë aktive kontribuuan në mbrojtjen e qytetarëve të Maqedonisë dhe me punën dhe angazhimin e tyre meritojnë këtë shpërblim”, shprehen nga kjo sindikatë.

Ata shtojnë se shpërblimi me para do të jetë njohje për angazhimin e tyre si dhe vlerësim i kontributit të tyre në realizimin e qëllimeve të Maqedonisë në luftën kundër coronavirusit./Telegrafi/





Source link