Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, gazetari Alfred Lela tha se gjatë kohës që e kanë shoqëruar, policia madje i futi duart në cantë, aty ku janë lekët.

Kryeministri Rama iu përgjigj, duke thënë se “policisë t’i marrë të keqen”, kurse vlerësoi aksionin e Policië së Shtetit në aksionin për prishjen e Teatrit.

Edi Rama: E gjitha është plan që ta kthejnë Teatrin në llogore sulmi politik. Policia i ka marrë si zaptuesit që duhen nxjerrë nga vendi. Nuk kanë përdorur as edhe një shkop gome. Kjo është histori e trilluar, janë shpifje ndaj Policisë së Shtetit. Policia ka treguar se është në nivelin e duhur. Policia ka bërë detyrën. Nëse dikush thotë më morën këtej e më sollën andej, këto janë përralla, për sa kohë nuk ka prova.

Nuk e njoh fare gazetarin Alfred Lela kur zapton. Në cilin vend të botës keni parë që në protestë bëjnë protestuesin me kthetra mbi policinë. C’punë kanë policët kur janë në aksion se kush është gazetari e kush është prokurori. Policia ka procedurat e veta, por ky bombardim ndaj policisë eshte i shpifur.

Alfred Lela: I cuan duart te karta e kreditit. Ti ke cuar policinë deri aty sa futin dorën tek xhepat.

Edi Rama: Lekë, lekë, lekë. Vetëm tek lekët e ke mendjen. Nuk je bindës. Je aktoresk. Më duket sikur shoh teatër. Të të vijë turp për këto që thua. Policia e Shtetit ka bërë detyrën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link