Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 11 pacientë të shëruar në: Shkup-2, Shtip-1, Prilep-4, Veles-2, Koçanë-2.

Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ka ndërruar jetë një pacientë nga Prilepi (56).

Në 24 orët e kaluara janë realizuar 549 testime, ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja me Covid-19 në: Shkup-26, Kumanovë-1, Prilep-1, Tetovë-10, Veles-1, Manastir-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 1.898./Telegrafi/





Source link