Ish-ministri Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 veçoi rolin e luajtur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila siç tha ai, nuk u mjaftua me deklarata, por doli me propozime konkrete në lidhje me ndryshim e reformës zgjedhore.

Kjo sipas tij, tregon se sistemi ynë zgjedhor ka defekte apo nevojë për tu reformuar.

“Unë kam thënë që sistemi më i përshtatshëm do të ishte një proporcional me lista të hapura, siç është në Kosovë. Mua më gëzon fakti që ambasadorja amerikane shkon me propozime konkrete, se ambasadorët e tjerë thonë që thjesht duhet të përfundohet reforma. Ambasada e SHBA është një institucion me autoritet moral.

Paraardhësit e Kim nuk kanë qënë konkretë, por parimor, të tipit: Duhet ta përfundoni, duhet të zbatoni! Më vjen mirë që vajta e saj me propozime konkrete është mbi bazën e mundësive apo defekteve dhe nevojës që sistemi ka për tu reformuar. Shpresoj që të merren parasysh nga të dyja palët”,- tha ai.

Besnik Mustafaj, komentoi ndër të tjera edhe prishjen e teatrit kombëtar, duke thënë se nuk mund të justifikonte veprimet e disa artistëve që në fillim kishin qënë kundër shembjes së TK, e më pas ndryshuan mendje.

“Disa prej personaliteve që firmosën për prishjen i kam miq, njëhërë kanë qënë në mbrorjtje, pastaj ndryshuan krah. Nuk kam fakte që ta di dhe nuk flas me hamendje, por mendoj se qeveria ka gjetur mënyrën t’i shantazhojë, t’i përdorë, Mua kjo s’më duket dinjitoze.. pse ndryshuan qëndrim? Nuk e justifikoj dot”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link