Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 sqaroi pse qeveria e tij u tërhoq nga premtimi i bërë më herët për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

“Në programin e parë është e vërtetë që ne aty kemi pasur ndërmend një rikonstruksion, po kaq e vërtetë është që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në bashkëpunim me ministrinë e Kulturës të Francës kemi sjellë në Tiranë në atë kohë për të asistuar për programin e përgjithshëm shefin e kulturës atje, organizuan edhe një emision në Francë që merrej me rikonstruksione. Unë e kam pranuar këtë përpjekje për të mos iu imponuar atij programi dhe ata u kthyen dhe thanë nuk bëhet teatër ajo godinë, se nuk ka qënë kurrë. Historia është e shkruar. Shikojeni skenën pas sa është, është pafund, kjo godinë nuk ka asnjë lloj mundësie të reastaurohet për tu bërë e përdorshme”,- tha Rama.

Kryeministri më tej ngriti zërin dhe përsëriti më shumë se disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësisht se nuk pranoi të përgjigjej se c’do bëhej me truallin që mbetet bosh.

“Ca të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si tua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”.

Ai sqaroi po ashtu se fillimisht kishte dashur që TK të ngrihej përmes një PPP.

“Ne shkuam për ta zgjidhur këtë me PPP, nuk e kam fshehur këtë. Toka para dhe pas teatrit do i jepej mundësi investitorit të ndërtonte për qëllime fitimi dhe për shtetin të ndërtonte teatrin. Kur erdhi oferta, u quajt e papranueshme se për interesin publik, nuk mund të pranohe. Në atë moment nisëm të diskutojmë një sistem tjetër ku bashkia hyn në rolin e zhvilluesit dhe qeveria jep garanci sovrane për Bashkinë e Tirnaës”,- sqaroi Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link