11:51, 21 Maj 2020

Pesë raste të reja në Shqipëri janë konfirmuar me Covid-19.

Tre raste janë në Durrës, një në Tiranë dhe një në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Ndërkohë janë 13 të shëruar në 24 orët e fundit. Ndërsa 80 për qind e të prekurve tashmë janë të shëruar, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

 





Source link