19:05, 21 Maj 2020
Autor: Liridonë Gashi

Që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19 në Kosovë deri më tani janë realizuar mbi 10 fluturime të cilat sollën në atdhe rreth 1 mijë qytetarë, njofton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Fillojetë Konjuhi, zëdhënëse në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

“Fluturimet që janë realizuar deri më tani janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Anglia, Zvicra, Turqia, Polonia e Çekia”.
“Ndërsa përmes kthimit tokësor, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, janë kthyer qytetarë nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria”, ka delaruar Konjuhi.

Sipas saj, qytetarët që gjenden jashtë shtetit kërkesat për kthim në vend i drejtojnë në ambasadat e Kosovës të cilat gjenden në vende të ndryshme të botës.

Konjuhi tregoi se cilat fluturime për kthim në Kosovë do të realizohen këtë javë.

“Këtë javë do të realizohen fluturimet e organizuara për kthim nga Britania e Madhe dhe Italia. Në këto fluturime ka të përfshirë edhe studentë”.

 





Source link