Histori komunikimi me shpirtra e engjëj kanë intriguar gjithmonë njerëzimin. Olta Canka përkthyese dhe artiste ka tërhequr vëmendjen e rrjetit me rrëfimin e saj të rrallë ku tregon se ka jetuar edhe jetë të tjera tokësore. Ajo befason kur thotë se ka qenë në trup mashkulli me lëkurë ngjyre blu, specie që për koinçidencë ka ngjashmëri të mahnitshme me personazhet e filmit të famshëm “Avatar”, banorë të një hëne ekstraplanetare. E intervistuar nga emisioni “Jeta pa filtër” i psikologes Ervisa Lula, në TV “News 24”, Canka rrit kuriozitetin kur kujton se forma e saj e dytë tokësore që kujton është se ka qenë një princeshë spanjolle që përkon me Anën e Austrisë. Ngutja dhe dëshira për të bërë publike ndjesitë e veta kishte të bënte me nxitjen e saj të brendshme për të përmbushur misionin e caktuar nga ai që e quan Kryengjëll, dëshmia për ekzitencën e parajsës dhe përmbushja e 3 kushteve për ta gëzuar atë.

Shqisat e saj perceptojnë entitete e komunikojë me shpirtra, jo me fjalë, por ndjesi, siç thotë vetë ajo. “Kam lindur me këto eksperienca, kam filluar të ndërgjegjësohem me kalimin e kohës. Kam vizione të jetëve të shkuara, shoh njerëz e situata të ndryshme.” -veçon Canka. Opinioni i masës shpesh i paragjykon si trille të mendjes këto situata, por psikologjia e psikiatria sot i pranon si fenomene paranormale. Studiuesi, psikologu, Altin Bogdani thotë se fenomenet paranormale janë normale duke i argumentuar përmes valëve trunore dhe jonosferës ku zhvillohen imazhe që nuk perceptohen në një gjendje të zakonshme. Ai vetë pranon se ka parë engjëj apo entitete të tjera duke thënë se këto raste duhet të trajtohen nga specialistë profesionistë e jo sharlatanë që përfitojnë para. Pjesë e panelit, psikiatrja Alma Hasalami deklaron qartë se paranormalja ekziston pavarësisht nëse kemi aftësi ta masim apo jo. “Ne i kemi shqisat të kufizuara brenda një bande të caktuar dhe përderisa nuk i perceptojmë, nuk mund t’i mohojmë. Ndoshta edhe psikiatria është e sëmurë, përderisa nuk pranon apo intrigon fenomenet paranormale.”-thekson psikiatrja Hasalami. Ajo kërkon të theksojë mesazhin se këto raste nuk duhet të lihen në dorë të fallxhoreve. Ky episod u bë krejt i veçantë pasi një studente e psikologjisë, Drilona Shehaj Abazaj i nënshtrohet një terapie relaksi me një pajisje të posaçme, kur shkon thellë në kujtime duke zgjuar traumat e saj. Në videon e plotë në You Tube të “News 24 Albania”, në episodin e ri të “Jeta pa filtër” subjekti tenton të shkojë tek thelbi përmes detajeve konkrete.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link