Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në kryqëzimin e fshatit Podgorie.

Detajet e ngjarjes i bën me dije për “BalkanWeb” gazetarja e News 24, Lorena Kodra.

Referuar të dhënave polciore, një mjet ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore të aksit.

Burimet bëjnë të ditur se brënda mjetit udhëtonte një vajzë me iniciale F. K, drejtuese e mjetit së bashku me babain e saj, në drejtim të Elbasanit.

Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar si pasojë e lagështirës dhe rreshjeve të shumta që pushtuan juglindjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb





Source link