23:23, 21 Maj 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti,  i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, sot zhvilloi një takim të përbashkët me Bordin e Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. A, të udhëhequr nga Kryesuesja e Bordit, Rrezarta Pllana, me anëtarët e Bordit, Arbnor Pula, Merita Kasapolli dhe  Bezad Halilaj,  dhe me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të KEK, Luigj Ymerin.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit thuhet se kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit.

“Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik”.

“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë”, thuhet tutje në njoftimin e qeverisë.





Source link