19:24, 21 Maj 2020

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,  i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari, ka zhvilluar një takim të përbashkët me Bordin e Përkohshëm të Korporatës Energjetike të Kosovës Sh. A, të udhëhequr nga Kryesuesja e Bordit, Rrezarta Pllana.

Në takim kane marrë pjesë edhe anëtarët e Bordit, Arbnor Pula, Merita Kasapolli dhe Bezad Halilaj,  dhe me u.d. Kryeshefin Ekzekutiv të KEK Sh.a., Luigj Ymerin, transmeton Klan Kosova.

“Kryesuesja dhe anëtarët e Bordit e njoftuan Kryeministrin për objektivat strategjike të Bordit dhe Planin e Veprimit, me qëllim të arritjes së qëndrueshmërisë financiare të KEK-ut, përfshirë këtu ndalimin e keqpërdorimeve dhe rritjen e transparencës. Gjithashtu u diskutua për përpilimin e një strategjie zhvillimore të KEK-ut në konsistencë me planin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik”, thuhet në kumtesë.

“Për Qeverinë e Republikës së Kosovës mbetet prioritet zhvillimi i ndërmarrjeve publike dhe ngritja e kapaciteteve të tyre përmes profesionalizmit dhe alokimit të duhur të resurseve që ato kanë”.

 

 

 





Source link